Një lajm tragjik ka marrë mesfushori i Veronës, Emanuel Agimang-Badu, të cilit i është ekzekutuar motra në Ganë.
Motra e lojtarit në fjalë është qëlluar për vdekje mëngjesin e së mërkurës, nga një burrë i quajtur Kuabena Jeboah.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, por tashmë mesfushori ganez duhet të përballet me një dhimbje të madhe, siç është ajo e ndarjes nga jeta e motrës së tij.
Sikur të mos mjaftonte situata e vështirë e Koronaviursit, tani Badu duhet të përballet edhe me një dhimbje që është shumë e madhe. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit, teksa ende nuk dihen shkaqet e këtij ekzekutimi.