Nuk i di emrat e kundërshtarëve

Futboll

Nuk i di emrat e kundërshtarëve

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:02
Nuk i di emrat e kundërshtarëve

Portieri i Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen ka dhënë një intervistë së fundmi, ku i ka habitur të gjithë me atë që ka thënë.

Portieri gjerman është shprehur se ai nuk ndjek shumë futboll, përveç rasteve kur janë ndeshje të forta dhe luajnë miqtë e tij. Madje ai ka thënë se ka një kujtesë të keqe dhe nuk i di emrat e kundërshtarëve në kampionat. “E vërtetë që stadiumi i Napolit nuk është shumë modern, por aty ka diçka të veçantë.

Aty ndjeni presionin e tifozëve, ata luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Unë nuk shikoj shumë futboll, shikoj ndeshjet nëse janë të forta ose luan ndonjë miku im. Kam një kujtesë shumë të keqe, ndonjëherë dikush më pyet për emrat e futbollistëve dhe unë nuk i di.

Për shembull në Spanjë unë nuk i di emrat e kundërshtarëve. Kam vështirësi kur dua t’i shikoj videot e tyre për t’i studiuar dhe nuk ia u di emrat.”, u shpreh Ter Shtegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat