Trajneri i Brazilit fshikullon ashpër

Futboll

Trajneri i Brazilit fshikullon ashpër

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:08
Trajneri i Brazilit fshikullon ashpër

Trajneri i kombëtares braziliane, Tite, në një intervistë për “France Football” foli për numrin e tij 10, Neymar: “Pozicioni në të cilin, për mendimin tim, ai jep më të mirën në klub dhe në kombëtare është ai që mbajti në mënyrë të qëndrueshme te Barcelona. Domethënë, një lojtar ofensiv që fillon nga e majta dhe shtyn drejt qendrës.

Nga aty, ai merret vesh mirë me mesfushorët dhe shfrytëzon maksimalisht perceptimin e tij për lojën, shpejtësinë, reflekset dhe ekzekutimin".

Trajneri i “Selecao” ngulmoi se për t’i marrë më të mirën sulmuesit të PSG, duhet trajtuar si në Katalonjë: “Niveli i lojës, që ai kishte arritur te Barcelona ishte i jashtëzakonshëm. Vetëm Messi dhe Ronaldo ishin superiorë ndaj tij, në atë kohë. Unë kurrë nuk e kam parë Hazard, Griezmann apo Pogba duke luajtur në atë nivel. Pra, Neymar për të cilin po flas, është ai i Barcelonës, që kishte plotësinë mendore dhe fizike”. 

Tite shkoi më tej, duke portretizuar kampionin brazilian aktualisht: “Neymar është esencial në një ekip, por jo i domosdoshëm”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat