Coronavirus, Dunga me mesazh special për Italinë

Futboll

Coronavirus, Dunga me mesazh special për Italinë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 09:23
Carlos Dunga

Carlos Dunga, kampioni i botës në 1994-ën me Brazilin e tij dhe me një të kaluar në Serie A në radhët e Fiorentina-s, ka dhënë disa deklarata për TuttomercatWeb:

“Jam me zemër në vendin tuaj, dëgjoj të gjitha lajmet dhe jam shumë i goditur dhe i trishtuar. Tani, ndër të tjera, Coronavirus po vjen edhe këtu në Brazil”, ka thënë Dunga.

Gjithsesi, e di dhe po e shikoj në këtë periudhë, Itali di të bashkohet në momentet e vështira. Kanë kaluar momente të tjera të vështira dhe kanë arritur t’i kalojnë duke qëndruar të bashkuar”.

“Mesazhi që jap është se jam me ju. Dhe shpresoj se kjo situatë mund të zgjidhet shpejt, për Italinë, Europën, Brazilin dhe të gjithë botën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat