Batatina: FFK po na llogarit si raste sociale, po shihet fytyra e vërtetë e atyre që po na udhëheqin

Futboll

Batatina: FFK po na llogarit si raste sociale, po shihet fytyra e vërtetë e atyre që po na udhëheqin

Më: 10 prill 2020 Në ora: 17:02
Tahir Batatina

Federata e Futbollit të Kosovës pak minuta më parë ka publikuar një pako emergjente ku thuhet se do të ndihmon të gjitha klubet e futbollit në Kosovës.

Sipas kësaj pako, klubet e Superligës pritet të përfitojnë për 35 persona nga 350 euro.

Mirëpo kjo pako nuk e ka kënaqur fare, kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatinën, i cili në një intervistë për KosovaPress fillimisht është shprehur se kjo pako është vërtetë për tu befasuar, pasi sipas tij me mjetet e klubeve po ndërtohen fusha për klube të cilat as nuk eksiztojnë.

“Për klubet e Superligës mendoj se është një pako për tu befasuar dhe është shumë apsurde. Nuk e di pse nuk po na vlerësojnë dhe ne nuk jemi që Federata të na hedh hi syve duke e ditur se mjetet tona nga UEFA për tre vite nuk i kemi marrë dhe shifra e tyre është rreth 2 milione e gjysmë, dhe nuk na kanë nda dhe janë duke rregulluar fusha sportive me mjetet që na takojnë neve. Këto fusha po ndërtohen për skuadra që nuk eksiztojnë fare, dhe kjo është ftyra e vërtete se kush po e menaxhon, dhe po e vjedh djersën tonë”, është shprehur fillimisht ai.

Ai tutje theksoi se shumë shpejt do të takohen me klubet e Superligës dhe më pas do ti drejtohen dy organeve më të larta të futbollit në botë.

“Shumë shpejtë pritet të takohemi përsëri të gjitha skuadrat e Superligës dhe do ti njoftojmë edhe Ligën e Parë dhe nëse vazhdojnë me kësi gjëra që të na nënçmojnë nuk kanë nevojë fare ta fillojnë ligën. Le të bëjn kë të dëshirojnë kampion dhe le të mbyllet ky kampionat dhe ne po largohemi 50% e skuadrave dhe Federata le të luan vet futboll. Së shpejti do ti drejtohem UEFA-s dhe FIFA-s pse mjetet e solidaritetit të cilat na takojnë nuk janë shpërndar nga FFK. Që tri vite dhe mendoj se sot FFK tregoj edhe njëher ë që personat të cilat janë brënda do ta shkatërrojnë futbollin pasi ata vetë janë të shkkatërruar”, shtoi ai.

Batatina në fund u shpreh se klubi i tij vetëm qira dhe ushqim duhet të paguaj 7000 euro, ndërkohë që sipas tij FFK po i llogarit si raste sociale.

“Ne si klub vetëm qira dhe ushqim duhet të paguajmë 7000 euro mujoren për lojtar ndërsa FFK na llogarit si raste sociale. NE si klub nuk bartim përgjegjësi para lojtarëve dhe për këtë do ti drejtohemi UEFA-s dhe FIFAS pse FFK nuk po na ndan mjetet që na takojnë.Kjo pako është marre”, përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat