Norwichi transferon sulmuesin Sinani me prejardhje nga Dragashi

Futboll

Norwichi transferon sulmuesin Sinani me prejardhje nga Dragashi

Më: 10 prill 2020 Në ora: 19:46
Danel Sinani

Norwich City ka nënshkruar me sulmuesin nga Luksemburgu,  Danel Sinani.

Lojtari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ekipin anglez dhe do nis aventurën në ishull nga sezoni i ardhshëm.

Danel Sinanin, me kombësi gorane është i lindur në Beograd, me prindërit që vinë nga komuna e Dragashit. Ai u zhvendos në Luksemburg në moshën pesë vjeçare.

“Norwichi është shumë klub i madh me lojtarë fantastik. Jam i lumtur për transferin dhe shpresoj që do ta ndihmojë ekipin” – u shpreh lojtari për faqen zyrtare të klubit.

Sinani shënoi katër gola në fazën e grupeve të Europa Ligës me klubin e tij,  F91 Dudelange.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat