Jones tregon se si zgjodhi Unitedin – ky ishte personi që e bindi

Futboll

Jones tregon se si zgjodhi Unitedin – ky ishte personi që e bindi

Më: 11 prill 2020 Në ora: 22:31
Phil Jones

Phil Jones ka dhënë detaje interesante nga e kaluara e tij si futbollist.

Jones ka bërë karrierën e tij në futboll me skuadrën e Manchester United, pjesë e së cilës vazhdon të jetë akoma.

Por, si u transferua Jones tek United? Cilat ishin skuadrat tjera që u interesuan për të?

“Kisha oferta të ndryshme, nga skuadra të ndryshme. Mund të kisha shkuar te skuadra si: Man City, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Everton”, ka thënë Jones.

“Ferguson ishte personi i fundit me të cilin fola, dhe unë mbaj mend tek dilja me agjentin tim dhe i thash: Dua të nënshkruaj me Man Utd. Kjo ishte”, ka shtuar mbrojtësi anglez.

Jones ishte pjesë e skuadrës së Blackburn Rovers, para se të kalonte në ‘Old Trafford’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat