Juventus interesohet për anëtarin e Boca Juniors – e konfirmon agjenti

Futboll

Juventus interesohet për anëtarin e Boca Juniors – e konfirmon agjenti

Më: 11 prill 2020 Në ora: 22:32
Jan Hurtado

Juventus ka filluar të interesohet për yllin e Boca Juniors.

Merkatoja e verës pritet ta gjejë Juventusin në mesin e skuadrave më aktive në Evropë.

Emri i Jan Hurtado, anëtari të Boca Juniors, është ai figuron në listën e dëshirave të ‘Zonjës së Vjetër’.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, i cili ka mohuar të ketë pasur kontakte me Romën.

“Dikush erdhi nga Juventus, për të pyetur rreth Hurtado”, ka thënë agjenti Rodolfo Baque.

“Hurtado ishte shok i mirë me De Rossi, por nuk ka dëgjuar nga Roma dhe Boca nuk më ka thënë se ata kanë kontaktuar”, ka shtuar agjenti.

“Për secilin rast, lojtari dëshiron të vazhdojë aventurën me Boca”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Hurtado është 20 vjeçar dhe është nga Venezuela. Hurtado është lojtar me tipare ofensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat