Real Madrid zgjodhi Eder Militaon para De Ligt

Futboll

Real Madrid zgjodhi Eder Militaon para De Ligt

Më: 11 prill 2020 Në ora: 23:50
Eder Militao

Real Madrid ka vlerësuar më shumë Eder Militao sesa Matthijs de Ligt.

‘Los Blancos’ kanë nënshkruar me brazilianin Militao që dikur ishte pjesë e Porto dhe për kartonin e tij kanë paguar plot 50 milionë euro.

Por, raportime të ‘AS’ kanë zbuluar diçka shumë interesante, lidhur me zgjedhjen e Real Madrid.

Real Madrid thuhet të ketë zgjedhur shërbimet e Militao para atyre të Matthijs de Ligt.

De Ligt më pas përfundoi duke u transferuar te skuadra e Juventus, edhe pse në garë për të ishte edhe Barcelona.

Kurse, braziliani nuk bindi dot Zidane, ky i fundit që tashmë dëshiron shërbimet e Umapecano. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat