I vetmi shqiptar nga Kosova, Ardian Kozniku, që kishte përjetuar ndjenjën e papërshkrueshme, kur erdhën për të marrë me aeroplanin special drejtuesit e klubit të madh kroat, Hajduku nga Spliti.
Aeroplani zbarkoi në aeroportin e Sllatinës, ekskluzivisht për Koznikun pikërisht në vitin 1990! Dhe mrekullia tjetër është, i vetmi shqiptar nga Kosova, siç ishte Kozniku, që nga Prishtina, e cila garonte në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, që e kishte kënaqësinë që ta marrin me aeroplan special! Këtë nuk e kishte përjetuar asnjë shqiptar tjetër i Kosovës.
Atëkohë, drejtor sportiv Jurica Jerkoviq, ka ardhur me aeroplan dhe gati sa u shndërrua në tragjedi, pasi që aeroplani u rrëzua në njërën nga fshatrat në Serbi, por fatmirësisht shpëtuan Kozniku me Genc Hoxhën, Jerkoviqin dhe të gjithë të tjerët që ishin aty.
Hajduku i pagoi 320 mijë marka dëmshpërblim Prishtinës për Koznikun, plus ia hoqi edhe shpenzimet e përgatitjeve në Igman. Kozniku me vite ka luajtur me sukses në Hajduk, një vit edhe në ligën e parë ish jugosllave.