Shqiptari i Kosovës e shijon karantinën si muaj mjalti

Futboll

Shqiptari i Kosovës e shijon karantinën si muaj mjalti

Më: 18 prill 2020 Në ora: 14:43
Shqiptari i Kosovës e shijon karantinën si muaj mjalti

Oriola Marashi dhe Eros Grezda  janë çifti më i ri i showbizit,  të cilët pasi festuan ndërrimin e viteve në fsehtësi, tashmë e kanë pranuar hapur që janë bashkë.

Fotot e postuara në “Instagram”, konfirmojnë lidhjen e futbollistit të Kombëtares dhe modeles, ndërkohë që mësohet se karantinën po  kalojnë bashkë, dhe më shumë si izolim po e shijojnë si muaj mjalti.

Para pak ditësh, Oriola shihej teksa përgatiste një tortë për ditëlindjen e Grezdës, i cili  festoi 25-vjetorin. Ajo duket mjaft e përkushtuar dhe më pas po e njëjta tortë shihet të publikohet në “Instastory-n” e Grezdës me dy emoji zemrash.

Sulmuesi, i cili aktualisht është pjesë e Osijekut, e ka pranuar lidhjen pasi postimet e tij dhe të modeles shihen në ambientet e përbashkëta që Erosi dhe Oriola kanë bërë në “Instastory”, shkruan panoramasport.

Fillimisht futbollisti nga Gjakova, postoi një foto të tortës të përgatitur në kushte shtëpie nga modelja, ndërkohë që më pas Oriola e detyroi 25-vjeçarin të  vishte një kostum sportiv lejla dhe të vendoste një palë syze ku shkruhej “Happy Birthday!”.

Ky fakt është zbuluar nga Grezda, i cili ka postuar foton dhe ka shkruar: “Më veshi me zor!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat