Ideja e çmendur nga Spanja

Futboll

Ideja e çmendur nga Spanja

Më: 22 prill 2020 Në ora: 14:06
Ideja e çmendur nga Spanja

Hames Rodrigez as që ka ndërmend të qëndrojë te Reali i Madridit ku po përdoret me pikatore. Dhe ndërsa kanë nisur të qarkullojnë zëra se shumë klube të Premier Ligës angleze po interesohen për të dhe kanë nisur bisedimet me fantazistin kolumbian, nga Spanja besojnë edhe te një ide e çmendur.

Sipas portalit “Todofichajes”, Bajerni i Mynihut po mendon që ta rikthejë sërish në Bundesligë amerikano-jugorin, pasi e pati atë në huazim për dy sezone me radhë.

Por ndoshta duke parë se situata me Koronavirusin dhe zhgënjimi i lojtarit mund të bëjnë që vlera e kartonit të tij të bjerë ndjeshëm, skuadra nga Mynihu me kushtet e duhura, pra për një shifër prej jo më shumë se 40 milionë eurosh, do të ishte gati që ta blinte përfundimisht Hames Rodrigezin dhe t’i rivishte sërish atij fanellën e Bajernit.

Për momentin këto janë vetëm thashetheme, por në javët në vazhdim mund të vijnë konfirmime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat