Fenerbahce ulë çmimin e Muriqit, ylli i Kosovës kushton kaq tani

Futboll

Fenerbahce ulë çmimin e Muriqit, ylli i Kosovës kushton kaq tani

Më: 23 prill 2020 Në ora: 14:24
Vedat Muriqi

Fenerbahce e ka ulur çmimin e Vedat Muriqit.

Vedat Muriqi mund të largohet nga Fenerbahce për 15 milionë euro.

Mediet në Turqi raportojnë se Fenerbache do të konsideronte shitjen e sulmuesit nga Kosova edhe për 15 milionë euro, shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Çmimet e lojtarëve gjithandej nëpër Evropë kanë pësuar rënie pas ndërprerjes së futbollit.

Po ashtu, edhe klubet nuk qëndrojnë mirë në aspektin financiar, duke pësuar humbje të mëdha.

Me këtë situatë, Fenerbahce e sheh të domosdoshme shitjen prej 15 milionë euro të yllit nga Kosova, që po kërkohet nga Lazio dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat