Futbollisti i kombëtares së Kosovës përfshihet në debatin e nxehtë politik

Futboll

Futbollisti i kombëtares së Kosovës përfshihet në debatin e nxehtë politik

Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:17
Futbollisti i kombëtares së Kosovës përfshihet në debatin e nxehtë politik

Futbollisti i kombëtares së Kosovës përfshihet në debatin e nxehtë politik.

Futbollisti i Kosovës Herolind Shala është përfshirë në debatin e ndezur në dy ditët e fundit për veprimtarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas deklaratës së këshilltarit politik të kryeministrit të Kosovës Shkëlzen Gashi se UÇK-ja ka kryer krime lufte gjatës Luftës së Kosovës në vitet 1998-1999, Shala ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram” duke mbrojtur vlerat çlirimtare dhe patriotike të ish-organizatës politiko-ushtarake që luftoi për çlirimin e Kosovës nga forcat ushtarake serbe.

“UÇK-ën dhe luftën e tyre të pastër s’mund ta njollosë askush. UÇK-ja mbetet krenaria e vendit tonë”, shkruan Herolind Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat