“Liverpooli e meriton të shpallet kampion”

Futboll

“Liverpooli e meriton të shpallet kampion”

Më: 1 maj 2020 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers, po bën një punë të shkëlqyer në krye të “Dhelprave”.

Strategu 47-vjeçar po e mban Leicesterin në vend të tretë, vetëm pas dy gjigantëve të Premier League, Liverpool dhe Manchester City.

Sot, për SkySport, numri një i Leicester preku disa tema, ku i thuri elozhe Liverpoolit dhe foli edhe për merkaton. “Liverpool ka meritë absolute këtë sezon dhe me të drejtë do të jenë kampionët e Anglisë. Kanë bërë gjithçka në mënyrë perfekte.”

“Ata e meritojnë këtë titull, në një mënyrë apo tjetër. Ne te Leicester, e kemi pranuar gjithmonë se objektivi ynë nuk është titulli kampion. Jemi të kënaqur me sezonin që kemi bërë. Ofertë për Coutinhon? Ai është shumë i shtrenjtë për ne”, përfundoi Rodgers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat