Djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozi, është krenar që sot FFK feston katërvjetorin e pranimit në asociacionin më të lartë evropian të futbollit, UEFA.
“4 vite më parë, futbolli europian u njoftua zyrtarisht me Kosovën. UEFA u pasurua me një anëtar të ri, plot energji, talent, vullnet dhe entuziazëm.
4 vite më parë, u hapen dyert e ndërkombëtarizimit dhe në të njëjtën kohë, dyert e zhvillimit për futbollin tonë.
4 vite më parë, u mundësua realizimi i ëndrrave për të gjithë fëmijët tanë me shpresën që në të ardhmen do të shohim ende më shumë « Amira », « Edona », « Milota », « Vedata », « Valona »…”, shkruan Gramozi.