“I zë vendin Inzaghit…”, ylli i Lazios “zyrtarizon” rinovimin në Insta

Futboll

“I zë vendin Inzaghit…”, ylli i Lazios “zyrtarizon” rinovimin në Insta

Më: 3 maj 2020 Në ora: 14:25
Lazio

Kur shkoi në Itali, askush nuk priste që do të shpërthente dhe bëhej një ndër fantazistët më të mirë të Serie A. Magjistari që kishte humbur shkopin por e gjeti në një ambjent pa presion si ai te Lazio.

Igli Tare i besoi një fubollisti që kishte humbur disi te Sevilla por që menjëherë gjeti motivimin për t’u bërë kyç në formacionin e Simone Inzaghit. Pikërisht Luis Alberto, në një lidhje direkte “Instagram” me tifozët, deklaroi se do të rinovojë deri në vitin 2025 dhe se “do t’i mar vendin Inzaghit” mes të qeshurave.

Spanjolli do të kishte firmosur po të mos kishte ndodhur koronavirusi dhe kaosi i izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat