Shqiptari mbetet shënuesi më i mirë në histori të klubit zviceran

Futboll

Shqiptari mbetet shënuesi më i mirë në histori të klubit zviceran

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:36
Shqiptari mbetet shënuesi më i mirë në histori të klubit zviceran

Futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur me Përfaqësuesen e Zvicrës është Milaim Rama.

Ish-sulmuesi i mirënjohur është edhe legjendë e skuadrës zvicerane FC Thun. Ai është shënuesi më i mirë në histori të skuadrës zvicerane me 105 gola të shënuara.

Në ditëlindjen e 122 të klubit, FC Thun e ka kujtuar futbollistin e lindur në Viti të Kosovës.

Rama luajti prej 1997 deri më 2004 te Thun, pastaj kaloi te Augsburg, një vit në Schaffhausen dhe sërish të Thuni (2006-12).

Për Zvicrën regjistroi shtatë paraqitje duke u paraqitur edhe në Kampionatin Evropian "Euro 2004".

Rama tashmë 44-vjeçar tashmë punon si menaxher futbollistësh në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat