As Barcelona, as Real Madridi ose as Liverpooli...

Futboll

As Barcelona, as Real Madridi ose as Liverpooli...

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:53
As Barcelona, Real Madridi ose Liverpooli

A e keni menduar ndonjëherë se kush është klubi më i trofeshëm në futbollin evropian?

Të gjithë do të mendonin për Barcelonën, Real Madridin ose edhe Liverpoolin, megjithatë kjo është e gabuar.

Natyrisht, Liverpooli, Barcelona dhe Real Madridi janë skuadrat më të mira viteve të fundit, por për tituj 'kollitet' dikush tjetër.

Klubi skocez, Rangers, që sot drejtohet nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, është skuadra më e trofeshme me tituj kampionalë në futbollin evropian.

Gjithsej, Rangers ka fituar 54 tituj kampional në Skoci, teksa ndiqet nga Linfield që ka fituar 53 tituj në Irlandën e Veritu dhe nga rivali i përbetuar, Celtic me 50 sosh.

Top-pesëshja mbyllet nga Olympiacosi me 44 tituj dhe gjiganti portugez, Benfica me 37 sosh.

Lista më pas vazhdon me Juventusin që ka 35 tituj, Anderlechtin me 34 aq sa ka edhe Ajaxin, teksa Sparta Praga dhe Real Madridi kanë nga 33 tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat