Pas testeve për koronavirus, dalin rezultatet për Messin dhe bashkëlojtarët e tij

Futboll

Pas testeve për koronavirus, dalin rezultatet për Messin dhe bashkëlojtarët e tij

Më: 7 maj 2020 Në ora: 19:18
Messi

Dalin rezultatet e testeve të koronavirusit për Messin dhe bashkëlojtarët e tij.

Skuadra e Barcelonës ka bërë dje testimin e lojtarëve për koronavirus para rikthimit të kampionit futbollistik në Spanjë.

18 lojtarët e skuadrës së udhëhequr nga Quique Setien kanë rezultuar negativ në testin e bërë në ambientet e Ciudad Deportiva Joan Gamper.

Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tanimë pritet qysh nesër të fillojnë seancat individuale të ushtrimeve.

Kujtojmë që Bundesliga gjermane ka vendosur për rikthimin e sezonit duke filluar nga data 16 maj, ndërkohë ende nuk ka një vendim për La Ligën spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat