Caktohen datat për ndeshjet Juventus-Milan dhe Inter-Napoli - Bota Sot
Caktohen datat për ndeshjet Juventus-Milan dhe Inter-Napoli

Futboll

Caktohen datat për ndeshjet Juventus-Milan dhe Inter-Napoli

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Mediat italiane raportojnë se është vendosur që ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes Juventus – Milan dhe Inter – Napoli do të zhvillohen më 13 qershor, ndërsa ndeshja finale më 17 qershor.

Ndeshjet e para gjysmëfinale u luajtën në shkurt, me Juventusin që barazoi 1:1 me Milanin, dhe Napolin që e mundi 1:0 Interin.

Me finalen që do të luhet më 17 qershor në Romë, klubet kanë shprehur shqetësimin e tyre se nuk kanë kohë të mjaftueshme mes ndeshjeve për t’u përgatitur, veçanërisht pas pushimit tre mujor shkaku i pandemisë koronavirus.

Sipas Sky Sport Italia, qeveria italiane e ka pranuar kërkesën e Lega Serie A për t’i zhvendosur gjysmëfinalen më 12 dhe 13 qershor.

Besohet se ndeshja e parë e futbollit në Itali pas pandemisë do të jetë ajo mes Juventusit dhe Milanit në Torino më 12 qershor.

Napoli do ta presë Interin të shtunën më 13 qershor.

Serie A do të rifillojë më 20 qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat