Ja pse Napolit i duhet me çdo kusht Everton!

Futboll

Ja pse Napolit i duhet me çdo kusht Everton!

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 13:13
Ja pse Napolit i duhet me çdo kusht Everton!

Napoli është duke parë në merkato shumë emra dhe profile, duke studjuar të duhurin, edhe pse gjithçka do të varet nga buxheti që presidenti De Laurentiis do të përcaktojë.

Mes emrave në qarkullim është edhe braziliani i Gremos dhe kombëtares, Everton Saores, i cili sipas legjendës Careca, duhet të shkojë në “San Paolo” dhe është një vlerë e shtuar.

“Eshtë në xhiron e kombëtares dhe në vitin e fundit ka treguar se është mes më të mirëve: mund të driblojë, të jetë agresiv dhe i shpejtë”.

“Napoli ka nevoje për një sulmues, pavarësisht pranisë së Milik: polaku është i aftë të bëjë diferencën, por dëmtimet nuk e lejojnë të jetë i vazhdueshëm. Megjithatë, nuk fitohet një titull me vetëm 11 lojtarë bazë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat