Për fitoren e radhës në Vlorë

Futboll

Për fitoren e radhës në Vlorë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 13:54
Për fitoren e radhës në Vlorë

Skënderbeu kërkon fitoren e radhës në Vlorë për të blinduar vendin e tretë dhe pse jo për të kapur Kukësin e vendit të dytë.

“Nëse nuk fitojmë ndaj Flamurtarit, atëherë do të zbehej ai sukses që arritëm pak ditë më parë në kryeqytet ndaj Partizanit. Duhet të luajmë me të njëjtin seriozitet, duke vlerësuar kundërshtarin”, deklaroi një ditë më parë trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në prag të transfertës së sotme me vlonjatët.

Daja drejtoi kuqezinjtë dy sezone më parë, duke kapur madje një vend që të çonte në Europë, por klubi vlonjat nuk u licencua. Sot trajneri nuk do të ketë në dispozicion vetëm “veteranin” polyvalent Artim Pollozhani, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Nga ana tjetër, rikthehet i gatshëm mbrojtësi i djathtë, Jorgo Meksi.

Kësisoji, Jashanica që luajti në pozicionin e tij ndaj Partizanit, tashmë do të kthehet në rolin natyral, pikërisht në qendër. Pjesa tjetër e formacionit do të jetë e njëjtë si me Partizanin, me sulmin e frikshëm Gripshi-Bregu-Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat