Trajneri i Leipzigut: S’mund ta zëvendësojmë Wernerin

Futboll

Trajneri i Leipzigut: S’mund ta zëvendësojmë Wernerin

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 14:10
Trajneri i Leipzigut: S’mund ta zëvendësojmë Wernerin

Trajneri i RB Leipzigut, Julian Nagelsmann, e ka pranuar pothuajse të pamundur ta zëvendësojë Timo Wernerin, pasi që tha se “lojtarët s’mund t’i klonosh” dhe s’do të jetë e lehtë të gjendet dikush aq i rrezikshëm para portës kundërshtare.

Përfaqësuesi gjerman i ka shënuar 31 gola në 41 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, mirëpo pritet t’i bashkohet Chelseat për sezonin e ardhshëm, pasi që klubi i Premierligës raportohet ta ketë aktivizuar klauzolën prej 60 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës së tij me klubin gjerman.

Tani duket e paevitueshme që rrugët e 24-vjeçarit dhe Leipzigut të ndahen në fund të këtij sezoni. Fillimisht Liverpooli ishte raportuar të jetë klubi që do ta siguronte transferimin e tij, para se Chelsea të ndërhynte dhe t’i siguronte shërbimet e tij.

Nagelsmann tani do të përballet me detyrën për ta gjetur një lojtar që mund ta zëvendësojë Wernernin në repartin e sulmit të skuadrës së tij. Mirëpo, ai e pranoi se mund të detyrohet të sjellë shumë lojtarë që së bashku mund ta kryejnë detyrën që Werner e bënte i vetëm.

“Nuk është e mundur ta zëvendësojmë atë, nuk mund ta klonosh një lojtar. Nëse Timo Werner do të largohet nga skuadra jonë, sfida kryesore do të jetë t’i zëvendësojmë 34 gola për sezon”, ka thënë Nagelsmann.

“Ky do të ishte problemi kryesor për ne, e cila ndoshta s’do të mundë të zgjidhej nga vetëm një lojtar. Është e rëndësishme që ne të sjellim lojtarë që mund t’i shënojnë po aq gola, kjo është pjesa problematike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat