Ja si pritet të luajnë Napoli dhe Interi

Futboll

Ja si pritet të luajnë Napoli dhe Interi

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 13:38
Ja si pritet të luajnë Napoli dhe Interi

Kristian Eriksen do të luajë nga minuta e parë për Interin në ndeshjen e sotme gjysëmfinale të kthimit së Kupës së Italisë kundër Napolit. Mesfushori danez do luajë prapa dyshes sulmuese Lukaku-Martinez.

Ndërsa të gatshëm për trajnerin Konte në këtë sfidë nuk do të jenë: Veçino, Godin,Dambrosio dhe Agume. Skema do të kalojë në 3-4-1-2, ku Eriksen do të jetë pas Lukakut e Lautaros.

Dris Mertens do të shtrëngojë dhëmbët për të qenë në fushë mbrëmjen e sotme kundër Interit. Bomberi belg është “menaxhuar” gjatë ditëve të fundit për shkak të një lodhjeje të lehtë muskulore: do të formojë së bashku me Politanon dhe Insinjen “tredhëmbëshin” e sulmit.

Për fatin e mirë të Xhenaro Gatuzos, edhe lojtarët e tjerë që kanë pasur probleme kanë dhënë sinjale pozitive. Fabian Ruiz dhe Alan, dy elementët e tjerë në dyshim, i kanë kaluar më së miri testet e fundit të zhvilluara dje dhe duhet të jenë rregullisht në fushë nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat