E çuditshme kjo që ndodhi këtë javë në Superligën e Kosovës

Futboll

E çuditshme kjo që ndodhi këtë javë në Superligën e Kosovës

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Me dy ndeshjet e sotme, Trepça’89 – Drita dhe Ferizaj – Gjilani është mbyllur java e 24-t në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita riktheu kreun e tabelës duke mposhtur Trepçën’89 me rezultat 0:2, kurse Gjilani triumfoi kundër Ferizajt 0:3 për ta mbajtur hapin me pjesën e epërme të tabelës.

Por, diçka që ka rënë në sy në kuadër të javës së 24-t të elitës së futbollit është se asnjëra prej skuadrave vendase në këtë xhiro nuk ka shënuar gol.

Llapi nuk arriti të shënojë asnjë gol si vendas nga Drenica duke pësuar humbje 0:2, teksa FC Prishtina nuk pësoi gol si mysafir duke mposhtur Vushtrrinë me rezultat 0:2.

Nga ana tjetër, Feronikeli fitoi pastër 0:2 si mysafir i Dukagjinit në Klinë dhe Flamurtari dhe Ballkani luajtën pa gola në kryeqytet.

Në fotografinë e mëposhtme, gjeni rezultatet e plota të javës së 24-t në Superligën e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat