Ish-futbollisti i Laçit mund të përfaqësojë Kosovën

Futboll

Ish-futbollisti i Laçit mund të përfaqësojë Kosovën

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:21
Ish-futbollisti i Laçit mund të përfaqësojë Kosovën

Ish-futbollisti i Laçit David Domgjoni mund të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Lajmin e jep media turke “Fanatik”, e cila shkruan se zyrtarët e Futbollit të Kosovës po ndjekin paraqitjet e mbrojtësit 23-vjeçar të Menemensporit dhe shumë shpejt mund t’i japin ftesën për të luajtur me “Dardanët”.

Në Turqi, Domgjonin e krahasojnë nga ana fizike me mbrojtësin e Juventusit dhe kombëtares turke Merih Demiral, ndërsa raportohet se për të po interesohen disa klube nga superliga e futbollit turk.

Faksimile e artikullit të “Fanatik” për David Domgjonin

Domgjoni iu bashkua Menemensporit në fund të janarit të këtij viti dhe ka lënë përshtypje pozitive te specialistët e futbollit vendas. Ai luan bashkë me ish-kapitenin e Laçit Gentian Selmanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat