Juventusi pastër dhe sigurt, Lecce “viktima” e radhës

Futboll

Juventusi pastër dhe sigurt, Lecce “viktima” e radhës

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 23:40
Pamje nga ndeshja

Juventusi ka shënuar edhe fitoren e radhës në Serie A duke mposhtur bindshëm Leccen me rezultat, 4-0.

Dybala, Ronaldo, Higuain e de Ligt mjaftuan për tri pikët e reja për bianconerët që po marrshojnë sigurt drejt titullit të tetë radhazi në Apenine.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por vetëm me një karton të kuq. Lucioni i mysafirëve u përjashtua direkt pas një ndërhyrjeje të ashpër, me ç’rast i la bashkëlojtarët në baltë.

Gjithsesi, vendasit duket se i kursyen të gjitha energjitë për pjesën e dytë, ku shënuan plotë katër herë, për ta vulosur triumfin e 22 këtë edicion, krahas tri barazimeve, e po aq humbjeve.

“Zonja e Vjetër” momentalisht ka shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lazio, që nesër luan ndaj Fiorentinës, ndërsa Lecce edhe më tutje mbetet e rrezikuar, ku deri në fund do të luftojë t’i ikë rënies nga elita e futbollit në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat