Istogu nis fazën përgatitore të hënën

Futboll

Istogu nis fazën përgatitore të hënën

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:49
Istogu nis fazën përgatitore të hënën

Skuadra e Istogut dje ka prezantuar trajnerin Nazmi Rama si teknik të ekipit për edicionin e ri.

Kurse, Rama gjatë ditës së djeshme së bashku me kryesinë e klubit të Isotgut dhe disa prej futbollistëve të kësaj skuadre kanë mbajtur takimin e parë pas tre muaje e gjysemë,..

Në këtë takim u vendos që stërvitjet e Istogut të fillojnë nga dita e hënë, 6 korrik.

“Dje u bë grumbullimi i parë tek Istogu, pas pushimit të gjatë prej tre muaj e gjysmë për shkak të pandemisë.

Në grumbullimin e parë prezentë ishin kryesia e klubit, stafi i trajnerëve dhe shumica e futbollistëve që ishin pjesë e Istogut në sezonin e fundit. Gjithashtu dje para lojtarëve u prezantua trajneri i ri i Istogut, z.Nazmi Rama.

Në fund u vendos që stërvitjet për edicionin e ri të fillojnë nga dita e hënë. Pra Istogu të hënën me 6 Korrik në ora 17:30, fillon përgaditjet për edicionin e ri 2020-2021”, thuhet në njoftimin e fundit të lëshuar nga skuadra që garon në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat