Presidenti i UEFA-s jep lajmin e mirë

Futboll

Presidenti i UEFA-s jep lajmin e mirë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:24
Presidenti i UEFA-s jep lajmin e mirë

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin thotë se një vendim përsa i përket tifozëve gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës duhet të merret deri në datën 10 korrik.

Të dyja kompeticionet do ta vazhdojnë formatin njëra në Portugali tjetra në Gjermani, me ndeshjet që do luhen pa tifozë.

Sidoqoftë sipas Ceferin kjo mund të ndryshojë. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Portugali dhe Gjermani, dhe të enjten unë kam folur personalisht edhe me kryeministrin e Portugalisë”, tha për “EFE” Ceferin.

“Ne do ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi deri në datën 10 korrik. Ne duam që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk dimë sesa mund t’ju sigurojmë sigurinë e shëndetit atyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat