Mesfushori nga Uruguai: Ika nga Flamurtari vetëm se nuk të paguanin

Futboll

Mesfushori nga Uruguai: Ika nga Flamurtari vetëm se nuk të paguanin

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:33
Mesfushori nga Uruguai: Ika nga Flamurtari vetëm se nuk të paguanin

Ignacio Nikolini është një prej lojtarëve të huaj që ka provuar eksperiencën në Shqipëri, me elitën e futbollit tonë. Nëse do të merrte pagesat e plota te Flamurtari mund të ishte ende pjesë e kësaj skuadre, ndërsa pavarësisht të gjithave largohet me përshtypjet më të mira nga vendi ynë.

Pa “nxjerrë vrer” siç jemi mësuar në raste të tjera, ku një befasi e madhe për të ishte edhe qyteti i Vlorës. Mesfushori i lindur në Uruguai kishte luajtur vetëm me ekipet në këtë shtet derisa provoi eksperiencën e parë jashtë vendit, për t’u zyrtarizuar në Shqipëri. Në një intervistë për mediat spanjolle, Nikolini u shpreh:

“Doja të shkoja jashtë vendit pas disa kampionateve të mira që zhvillova. Në Shqipëri gjeta një futboll shumë fizik.

Me shumë ritëm dhe intensitet. Unë u adaptova shpejt dhe pata një ecuri të mirë, nuk mund të qëndroja për shkak të një çështje pagese. Nuk do të rrija në një vend ku nuk paguhesha, por ne ishim shumë afër kualifikimit për në Europa League. Ishte një përvojë që më ndihmoi të fitoja nivelin dhe të masja veten kundër lojtarëve nga vendet e tjera.

Ishte e bukur dhe qyteti ishte spektakolar. Kur u larguam ata na dhanë një lamtumirë ne të huajve, por ata nuk na paguanin. Shumë e rrallë në Shqipëri”, tha Nikolini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat