Shqiptari që po bën bum në Zvicër

Futboll

Shqiptari që po bën bum në Zvicër

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:10
Shqiptari që po bën bum në Zvicër

Shkalla e fitoreve të St Gallenit kur Betim Fazliji ka qenë në fushën e lojës është e “frikshme”, ku që prej fillimit të edicionit skuadra zvicerane nuk është mposhtur asnjëherë kur ka luajtur futbollisti shqiptar.

Humbja është fjalë e panjohur për St Gallenin kur luan 21-vjeçari, Fazliji, raporton “Blick”.

Fazliji e ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 17 nga 18 ndeshjet e deritashme, duke arkëtuar 52 pikë.

“Sigurisht se jam i lumtur nëse kjo vazhdon deri në fund të edicionit. Por, fokusi është vetëm ta ndihmoj skuadrën”, tha Betim Fazliji.

Nëse atij i duhet të mendojë për humbjen e fundit të pësuar me St Gallenin, duhet të kthehet në kohë para dy vitesh, apo saktë 818 ditësh.

Nga ana tjetër, edhe trajneri i St Gallenit, Peter Zeidler ka vetëm fjalë të mira për shqiptarin.

“Betimi ka një nilvel të lartë të inteligjencës. Ai është një futbollist që e duan të gjithë në skuadër”, theksoi Zeidler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat