Pse Juventusi pagoi thuajse 80 milion euro për Arthur?

Futboll

Pse Juventusi pagoi thuajse 80 milion euro për Arthur?

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:52
Pse Juventusi pagoi thuajse 80 milion euro për Arthur?

Pse të paguhen 70 milion euro për një lojtar që kushtoi 31 (+9 bonus) dhe që nuk ka treguar asgjë në fushë për vlerën e paguar?

Kjo është pyetja e bërë nga RAC1 presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, rreth transferimit të Arthur te Juventus në shkëmbim me Miralem Pjanic.

Një pyetje që në fakt e shtrojnë shumë tifozë dhe futbolldashës.

“Oferta dhe kërkesa funksionojnë në këtë mënyrë, Arthur gëzon konsideratë të shkëlqyeshme në botën e futbollit. Mendoni se deri para disa muajsh në Transfermarkt ishte me vlerë 70 milion euro”, u përgjigj numri 1 Blaugrana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat