Roma në telashe, i lëndohen dy futbollistë

Futboll

Roma në telashe, i lëndohen dy futbollistë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:23
Chris Smalling

Mbrojtësit e Romës, Chris Smalling dhe Davide Santon me shumë gjasa do të mbesin jashtë fushave për shtatë deri në dhjetë ditë shkaku i problemeve muskolare.

Smalling u largua në minutën e 30’ të ndeshjes Napoli – Roma, teksa sot iu është nënshtruar testimeve.

Sipas raporteve të shumta, nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim, po reprezentuesi anglez do të mbetet jashtë fushave për shtatë deri në dhjetë ditë.

Lëndim ka pësuar edhe Davide Santon, i cili do të jetë jashtë fushave deri në dhjetë ditë.

Kjo do të thotë se ata do të mungojnë në ndeshjet e Romës kundër Parmës, Brescia, Veronas dhe ndoshta edhe kundër Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat