Chelsea nis menjëherë lëvizjet për gjermanin

Futboll

Chelsea nis menjëherë lëvizjet për gjermanin

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:15
Havertz

Kai Havertz i ka thënë klubit të tij Bajern Leverkusenit që ta shesin në verë. Mesfushori gjerman ka shkëlqyer sezonet e fundit në Bundesligë. Havertz ka shënuar 12 gola këtë sezon dha ka dhuruar 6 asiste duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha si Bajern Mynih, Real Madrid apo Chelsea.

Pikërisht londinezët janë vënë menjëherë në lëvizje sapo kanë marrë vesh lajmin se Havertz i ka kërkuar largimin ekipit të tij.

Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, Lampard është gati të shesë 6 lojtarë për të përfituar të ardhurat që i duhen për të nënshkruar me talentin gjerman. Havertz vlerësohet 90 milion euro nga Leverkusen, dhe Chelseai duhet të shesë në mënyrë që të sigurojë të ardhurat e mjaftueshmë për të marrë në ekip mesfushorin Havertz.

Ekipi i Chelsea ka bërë disa blerje mjaft të mëdha këtë sezon, ku ka siguruar shërbimet e sulmuesit Timo Verner nga Lajpcig dhe Zijek nga Ajaksi. Havertz ndoshta mund të jetë pjesa e fundit e pazëllit për fazën ofensive të Çelsit për sezonin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat