Presidenti i Bayernit: Trajneri na sjell Champions League

Futboll

Presidenti i Bayernit: Trajneri na sjell Champions League

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 11:48
Presidenti i Bayernit: Trajneri na sjell Champions Leaguea

Herbert Hainer, presidenti i kampionëve të Gjermanisë, është i bindur te forca e skuadrës për të shkuar së më larg në Champions. Pasi u zbulua rrugëtimi i skuadrës së tij, Hainer tha se kishte besim tek ekipi i tij.

“Kjo skuadër nën drejtimin e Hansi Flik ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha. Kërkoj nga djemtë që të mendojnë për ndeshjen e radhës sapo të rikthehemi në fushën e stërvitjes. Objektivi është të kalojmë në fazën tjetër, më pas do të shohim mundësitë tona për të shkuar më tej. Jam i bindur se do të bëjmë mirë, pasi shoh një skuadër të uritur për të fituar”, tha presidenti i Bajernit të Mynihut, Herbert Hainer, për faqen zyrtare të klubit gjerman.

SALIHAMIXHIÇ – Hasan Salihamixhiç është i kënaqur me atë çfarë pa dje në Nyon. Për drejtorin sportiv të bavarezëve kalimi në finale është një mision më se i mundshëm për të dhe skuadrën e tij. “Do të japim gjithçka për t’i shkuar deri në fund këtij komepticioni. Nuk fshihemi, duam trofeun. E them këtë pasi besoj te forca e skuadrës. Bajerni hyn tek ekipet më të mira në botë dhe si i tillë kërkon të jetë protagonist në Champions”, tha Brazo.

Boshnjaku shtoi se për të bërë këtë, skuadra duhet të ruajë përqendrimin në sfidën e dytë ndaj Çelsit. Vijmë menjëherë nga pushimet. Të gjithë e dinë që nuk është e lehtë të hysh menjëherë në ritëm. Aq më tepër në një kompeticion si Champions-i. Të jemi gati, të uritur dhe me besim të plotë. Të mos nënvlerësojmë asnjë kundërshtar duke nisur nga Çelsi”, përfundoi Salihamixhiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat