Rashica falenderues ndaj Ademit: Gjithmonë na telefon dhe na pyet nëse na duhet diçka - Bota Sot
Rashica falenderues ndaj Ademit: Gjithmonë na telefon dhe na pyet nëse na duhet diçka

Futboll

Rashica falenderues ndaj Ademit: Gjithmonë na telefon dhe na pyet nëse na duhet diçka

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 20:35
Ademi dhe Rashica

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, e kanë pritur futbollistin e Kosovës, Milot Rashica, i cili ndodhet për pushime në vendlindje.

Ai tregoi arsyet e vizitës së FFK-së duke falenderuar Ademin për kontributin.

“Gjithmonë është i interesuar për neve, nëse kemi ndonjë lëndim osë nëse mundet me na ndihmu diçka”, tha Rashica.

Rashica i vlerësuar lartë për paraqitjet e tij në Bundesligën gjermane, foli edhe për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut.

“Shanset janë të mëdha ta fitojmë këtë ndeshje, ne do ta japim maksimumin.”

Kujtojmë së, sipas gazetës gjermane ‘Bild’ është Leipzig skuadra që tashmë është hedhur në sulm për yllin e Kosovës, i cili kushton plot 22 milion euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat