'Djajte e Kuq' e lënë të lirë futbollistin

Futboll

'Djajte e Kuq' e lënë të lirë futbollistin

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:36
Sanchez

Pas javësh të tëra bisedimesh, Inter dhe Manchester United, kanë arritur akordin për transferimin përfundimtar të Alexis Sanchez te zikaltrit.

Beppe Marotta dhe Piero Ausilio e kanë mbyllur marrëveshjen pa shpenzuar asnjë euro dhe jo duke paguar 16 milionë euro siç u tha fillimisht në media. Sky Sport Italia raporton se për t’u liruar nga paga e lartë e kilianit, 'Djajte e Kuq' e kanë lënë të lirë futbollistin për t’u transferuar përfundimisht te Interi pa marrë asgjë si shkëmbim.

Ndërkohë që edhe dëshira e Sanchez për të qëndruar te Interi ka patur një rol deçiziv në këtë transferim.

Lojtari nga ana e tij ka arritur akordin për një kontratë 3-vjeçare me Interin nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro, pra për të qëndruar te skuadra zikaltër kiliani ka vendosur të ulë ndjeshëm pagën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat