Gavazaj: Kukësi është klub ambicioz

Futboll

Gavazaj: Kukësi është klub ambicioz

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 20:40
Gavazaj: Kukësi është klub ambicioz

Kukësi njoftoi sot akordin me sulmuesin anësor Zenel Gavazaj, vëllanë e futbollistit tjetër të verilindorëve Enis Gavazaj. Sulmuesi 20-vjeçar nga Zhuri i Prizrenit stërvitet prej muajsh në klubin e Kukësit, por vetëm ditën e sotme ka hedhur firmën mbi një kontratë dy vjeçare.

Më pas Gavazaj ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit verilindor, ku ka shtuar se është pritur mjaft mirë nga shokët e skuadrës dhe se synon titullin kampion me fanellën e Kukësit.

Pse zgjodhët Kukësin?
Kukësi është një nga ekipet që ka pretenduar gjithmonë për titull kampion. Kjo bëri qe unë të pranoj propozimin dhe ndihem mirë që jam pjesë e Kukësit.

Sa e njihni skuadrën e Kukësit?
Prej kohësh jam stërvitur këtu dhe e njoh ekipin. Lojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe ma kanë bërë më të lehtë ambientimin e për këtë dua t’i falënderoj. Shpresoj që së bashku të arrijmë objektivat që ka klubi.

Sa ju ka munguar fusha e futbollit?
Normal kalova një periudhë të vështirë dëmtimi dhe shumë kohë pa luajtur. Kam provuar të luaj në ndeshje brenda skuadrës. Mendoj se ndihem mirë fizikisht dhe kam dëshirë të madhe të rikthehem, prandaj edhe ndihem gati për debutimin.

Cilat janë objektivat tuaja me Kukësin?
Me Kukësin synoj që të luaj sa më shumë dhe t’i shpërblej për besimin që më kanë dhënë duke arritur së bashku objektivin. Dua që së bashku me shokët e skuadrës të arrijmë titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat