Telashe

Futboll

Telashe

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:00
Verratti

Telashe për trajnerin Thomas Tuchel në prag të ndeshjes së vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së kampionëve përballë Atalantës, pasi përveç Kylian Mbappe, rrezikon të humbë edhe një tjetër yll të skuadrës.

Bëhet fjalë për mesfushorin italian Marco Verratti, i cili është përplasur me një nga shokët e skuadrës në seancën stërvitore të ditës së sotme dhe u është nënshtruar menjëherë ekzaminimeve, ku dyshohet për një problem muskulor.

Klubi parizien nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me dëmtimin e Verrattit, por sipas mediave pranë kampionëve të Francës, duket tashmë shumë e vështirë që italiani të arrijë të rikuperohet për ndeshjen e 12 gushtit përballë Atalantës.

Kështu Tuchel rrezikon që një nga përballjet më të rëndësishme, ta përgatisë pa dy prej yjeve të skuadrës si Mbappe dhe Verratti, mungesa e të cilëve peshon jo pak në skuadrën franceze dhe mund të ndikojë në fushën e lojës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat