Zidane gëzon tifozët e Real Madrid, Hazard i gatshëm për ndeshjen ndaj Man City - Bota Sot
Zidane gëzon tifozët e Real Madrid, Hazard i gatshëm për ndeshjen ndaj Man City

Futboll

Zidane gëzon tifozët e Real Madrid, Hazard i gatshëm për ndeshjen ndaj Man City

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 22:24
Eden Hazard

Zinedine Zidane ka dhënë lajme të mira për tifozët e Real Madrid.

Real Madrid kanë një punë tejet të vështirë nesër në ‘Etihad Stadium’, kur synojnë të përmbysin epërsinë 2:1 të Manchester City për të kaluar në fazën tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, Zidane ka treguar se i gatshëm për lojë do të jetë edhe ylli belg, Eden Hazard.

“Është e vërtetë se ai ka pasur disa çrregullime në fundin e sezonit në La Liga, por tani ai është shumë më mirë dhe mendoj se ka vetbesimin e duhur”, ka thënë Zidane.

“Është e vërtetë se të luash çdo dy-tri ditë ka qenë e vështirë për të. Por, ai është mirë dhe, me shpresë, do të vazhdojë pa probleme”, ka shtuar francezi.

Hazard do të ishte një ndihmë e madhe për sulmin e Real Madrid, në një ndeshje ku duhet shënuar së paku dy gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat