Vendosin rekordin e radhës në moshën 53-vjeçare - Bota Sot
Vendosin rekordin e radhës në moshën 53-vjeçare

Futboll

Vendosin rekordin e radhës në moshën 53-vjeçare

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:12
Vendosin rekordin e radhës në moshën 53-vjeçare

I përjetshmi Kazuyoshi Miura është kthyer në fushë të mërkurën në moshën 53 vjeç, 5 muaj dhe 10 ditë.

Legjenda japoneze, në fakt, ka luajtur 63 minuta me shiritin e kapitenit në krah në fitoren 1-0 të marrë nga skuadra e tij, Yokohama FC, kundër Sagan Tosu në Ekimae Real Estate Stadium.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për raundin e dytë të grupit C të J.League Cup, Kupa e Ligës e Japonisë.

Një rekord për futbollin botëror, me Miura-n që është bërë akoma më shumë pjesë e historisë, duke u bërë futbollisti “më jetëgjatë” i planetit që ka luajtur një ndeshje zyrtare.

Ai është një idhull i vërtetë në vendin e tij sepse ka qenë japonezi i parë që ka luajtur në Brazil dhe Itali. Fama e tij është aq e madhe saqë konsiderohet “mbreti i futbollit japonez”, pasi është pagëzuar nga populli si “King Kazu”.

Edhe Yōichi Takahashi, autor i filmit të famshëm vizatimor “Holly dhe Benji”, ka pranuar se është frymëzuar nga 53-vjeçari. Ai ka zbuluar se ka përdorur pamjen e Miura-s për të vizatuar personazhin që do të zbarkonte në ekranin e vogël si Oliver Hutton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat