Zidane i tha se s’do të luash! - Bota Sot
Zidane i tha se s’do të luash!

Futboll

Zidane i tha se s’do të luash!

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 12:33
Zidane i tha se s’do të luash!

Janë kampion të Spanjës, por Real Madridi aktualisht nuk është aspak në një situatë të mirë, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Vinicius Junior është i fundit që është rebeluar ndaj vendimeve të Zinedine Zidane, që nuk e inkuadroi asnjë minutë në humbjen 2-1 nga Manchetser City.

Sido që të jetë, temë diskutimi vazhdon të jetë ajo që ndodhi me Gareth Bale.

Zidane tha në konferencë për media se ishte kërkesa e lojtarit që të mos udhëtojë në Manchester.

Por, gazetari i ‘El Pais’, Oscar Sanz, për ‘El Chiringuito de Jugones’ ka zbuluar se para udhëtimit në Manchester City, Zizu dhe Bale diskutuan.

Bale i kishte pyetur Zidanin; A do të luaj?, derisa përgjigjja e francezit ishte e prerë; ‘JO’.

Ai kishte kërkuar shpjegime nga Zizu nëse do të luajë të paktën disa minuta në pjesën e dytë sipas Oscar, derisa përgjigjja e Zidanit ishte sërish e prerë; ‘Çfarëdo që do të ndodh, nuk do të luash!’.

Dhe, sipas Oscar Sanz, kjo e shtyri Balen që përfundimisht të mos udhëtojë për Manchester kur e dinte se nuk do të luajë asnjë minutë.

“Bale vendosi që të mos udhëtojë për Manchester pasi Zidane i tha se s’do të luash“, tha Oscar.

Zidane është duke u kritikuar për vendimet që mori mbrëmë në ‘Etihad Stadium’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat