Mbrojtësi francez, Destin Prince-Loïc Mambouana, do të jetë pjesë e Superligës që nga edicioni i ardhshëm.
Ai ka nënshkruar kontratë me klubin e Arbërisë dhe është prezantuar te kjo skuadër.
“KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me mbrojtësin qendrorë Prince Mambouana!
Prince Mambouana vjen nga KF Tarxien, klub ky i cili garon në Ligen e Maltës.
Prince Mambouana një lojtar profesional i cili ka luajtur në shumë klube Norvegjeze si: Brattvag, Nordrstand, Ham Kam dhe shumë klube tjera.
Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur lojtarin Prince Mambouana. Së bashku janë dakorduar se KF Arbëria do ti dhurojn më të miren deri në arritjen e objektivave”, njofton klubi.