Bayern-Barcelona, “finale” e parakohshme

Futboll

Bayern-Barcelona, “finale” e parakohshme

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 23:07
Bayern-Barcelona, “finale” e parakohshme

Bajern Mynihu dhe Barcelona firmosën kualifikimin në çerekfinale duke likujduar pa probleme Çelsin dhe Napolin. Kampionët e Gjermanisë shkatërruan sërish “Blutë” me rezultatin 4-1. Në “Kamp Nou”, katalanasit shuan ëndrrat e Napolit duke i mposhtur me shifrat 3-1.

Skuadra e Hansi Flik nuk neglizhoi aspak ekipin e Frenk Lampardit duke treguar supermaci edhe në ndeshjen e dytë të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Robert Levandovski, Perisiç dhe Toliso realizuan një tjetër mbrëmje spektakolare në futbollin europian. Edhe Barcelona nuk mbeti pas, pasi ekipi i Kike Setien u tregua i papërmbajtshëm ndaj ekipit të Xhenaro Gatuzos. Lengle, Mesi dhe Suarez prenë biletën për fazën e 8 më të mirave të Europës.

Tashmë plotësohen të gjitha skuadrat që do të luajnë në çerekfinale. Mançester Siti-Lion, PSG-Atalanta, Lajpcig-Atletiko Madrid dhe “finalja e parakohshme” Bajern Mynih-Barcelona janë takimet e raundit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat