Muller: Tani duhet të tregojë se është më i mirë se Messi

Futboll

Muller: Tani duhet të tregojë se është më i mirë se Messi

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:16
Thomas Muller

Bayern Munich dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalet e Champions League.

Do të jetë një finale e parakohshme ku do të përballen dy sulmues të mëdhenj si Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.

I pari ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij kundër Napoli-t. I dyti ka bërë të njëjtën gjë kundër Chelsea-t. Një garë kokë më kokë brenda ndeshjes që është ndezur akoma më shumë një shok skuadre i polakut.

Thomas Muller, në fakt, sulmues i klubit bavarez, ka dashur të stimulojë dhe t’i lëshojë një sfidë mikut.

“Kush është më mirë tani? Do ta shikojmë të premten. Lewandowski do të duhet t’i japë përgjigje kësaj pyetje dhe të tregojë se është më i mirë”, ka thënë Muller pas ndeshjes me Chelsea-n.

“Edhe Messi ka luajtur mirë kundër Napoli-t. Por unë dhe Lewandowski duhet t’i përgjigjemi kësaj pyetje dhe shpresoj që të jetë në favor të Robert-it”.

Në lidhje me Barcelona-n: “Nuk kanë fituar kampionatin, është e vërtetë, dhe ndoshta nuk janë në maksimumin e formës, por gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje me eliminim direkt”.

Kush do të jetë më i miri të premten? Fjala do t’i kalojë fushës 14 gushtin e ardhshëm…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat