Interi është favorit

Futboll

Interi është favorit

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:49
Interi është favorit

Andreas Brehme pohon se Interi është padyshim favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Evropës.

Brehme ka luajtur për katër vite tek Interi nga 1988-92, si dhe ishte ndihmës-trajner nën urdhrat e Giovanni Trapattonit.

Në lidhje me ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës mes Interit dhe Bayer Leverkusenit, Brehme e ka dhënë mendimin e tij.

"Pa asnjë dyshim, Interi është favorit për ta fituar Ligën e Evropës", ka thënë Brehme për "GdS".

"Nerazurrët' janë skuadër e mrekullueshme, por Bayer Leverkuseni është mjaft e fortë. Kanë në skuadër një lojtar si Kai Havertz. Antonio Conte është avantazhi këtu", tha ai.

"Edhe Manchester Unitedi do ta arrijë finalen, por sipas meje, Interi dhe Bayeri janë më të fortë se skuadra angleze", shtoi Brehme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat