Të infektuarit me COVID-19 te Atletico janë futbollistë - Bota Sot
Të infektuarit me COVID-19 te Atletico janë futbollistë

Futboll

Të infektuarit me COVID-19 te Atletico janë futbollistë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 10:08
Atletico Madrid

Probleme për Atletico Madrid para ndeshjes në Champions League me RB Leipzig.

AS raporton nga burime të afërta me klubin e Atleticos se personat e infektuar me COVID-19 janë futbollistë.

“Klubi ka kërkuar privatësi, duke mos përmendur emra, personat e infektuar janë futbollistë”, shkruan AS.

E përditshmja spanjolle shkruan se te Atletico besojnë se ka edhe raste të tjera me COVID-19 dhe sot do të marrin rezultatet e përgjithshme. Futbollistët e infektuar janë izoluar në shtëpitë e tyre.

AS raporton se Atletico do të flasë gjatë ditës me UEFA-n për të parë cilët janë hapat e mëtutjeshëm pas rasteve pozitive.

Ishte parashikuar të hënën në mëngjes udhëtimi për në Lisbonë ku Atletico do të përballet me Leipzig, por është shtyrë për të martën në pritje të rezultateve tjera për COVID-19.

“Aktualisht gjithçka është në ajër për takimin e së enjtes…”, e mbyllë shkrimin AS, e cila nga burime të sigurta ka mësuar se mund të ketë edhe futbollistë tjerë të infektuar te Atletico. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat