Trajneri i Shkëndijes: Ne duhet të jemi agresiv që në minutën e parë

Futboll

Trajneri i Shkëndijes: Ne duhet të jemi agresiv që në minutën e parë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:25
Trajneri i Shkëndijes: Ne duhet të jemi agresiv që në minutën e parë

Skuadra e futbollit Shkëndija nga Tetova e ka nisur me barazim 2:2 sezonin e ri, duke dalë me një pikë nga transferta me Shkupin. Skuadra reagoi mirë kur negativës 2:0 pas pjesës së parë i’u përgjigj me dy gola në vazhdim (Doreiv 60′ dhe Ahmedi 66′) dhe pak mungoi që Nafiu të shënonte të tretin për tre pikë. 

Ernest Gjoka, trajne ri Shkëndijes, ka thënë: "Me thënë të drejtën kjo ndeshje pati dy pamje. Pamja e pjesës së parë që i bëmë gabimet, që ishim si të frikësuar dhe i dhuruam kundërshtarit dy mundësi të cilat ata i shfrytëzuan më së miri. Dhe pjesa e dytë pastaj që ishte komplet ndryshe, arritëm të shënojmë dy gola dhe kishim raste për të shënuar edhe të tretin.

Unë mendoj se duhet të jemi akoma më të qetë, duhet të kuptojmë vlerat që kemi. Të japim akoma më shumë dhe të sakrifikojmë akoma më shumë. Ashtu si nisëm  pjesën e dytë, duhet ta fillojmë edhe pjesën e parë. Kjo është ajo që duhet ta bëjmë, të japim gjithnjë e më shumë ide vetes se ne duhet të jemi agresiv që në minutën e parë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat