Ulet në stol kush ha 3 feta me Nutella para ndeshjes

Futboll

Ulet në stol kush ha 3 feta me Nutella para ndeshjes

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:26
Ulet në stol kush ha 3 feta me Nutella para ndeshjes

RB Leipzig ia ka dalë të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League dhe sonte prej orës 21:00 do të përballet me Atletico Madridin.

Trajneri i skuadrës gjermane, sikurse ndodh zakonisht, ka dalë në konferencën për shtyp dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Julian Nagelsmann, i ngacmuar në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë, ka menduar të lëshojë një batutë dhe të mos zbulojë gjë në lidhje me rreshtimin e skuadrës së tij.

“Kush ha 3 feta me Nutella para ndeshjes, do të ulet në stol”, është përgjigjur Nagelsmann, duke tërhequr vëmendjen dhe duke e bërë virale deklaratën tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat